Rihanna tregon talentin si modele

08/11/2012 19:40

Rihanna ishte një nga të ftuarat VIP në paradën e modës së Victoria’s Secret ditën e mërkurë, ku këngëtarja performoi në pasarelë dhe jo vetëm.

24-vjeçarja pothuajse u zhvesh e tëra në dhomën e saj dhe pozoi për fansat e saj në Twitter.

Ndërsa gjatë paraqitjes së saj në spektaklin e përvitshëm të Victoria’s Secret, Rihanna këndoi dy këngët e saj më të reja: Diamonds dhe Fresh Off The Runway.

Në këtë spektakël ishin të pranishëm edhe Justin Bieber, Bruno Mars si dhe modelet më të famshme të “Ëngjëjve të Viktorias”: Miranda Kerr, Alessandra Ambrosio dhe Adriana Lima.

Top Channel