Di Caprio shet shtëpinë në Malibu

08/11/2012 16:30

Leonardo Di Caprio ka vendosur të nxjerrë në shitje shtëpinë e tij në Malibu. Aktori e ka blerë këtë shtëpi që ndodhet në bregdet për 6 milionë dollarë në vitin 2002 dhe tani protagonisti i ‘Titanic’ kërkon 24 milionë dollarë, 4 herë më shumë se sa e ka blerë.

Shtëpia është ndërtuar në vitin 1927 dhe kohët e fundit është rikonstruktuar. Ka 7 dhoma gjumi dhe 7 banjo. Gjitashtu, shtëpia me sipërfaqe 1659 metra katrorë (përfshirë oborrin e jashtëm), ka një tarracë, një sallon mahnitës dhe një garazh për gjashtë makina.

Fillimisht aktori i famshëm kishte vendosur ta jepte me qira shtëpinë, por ka ndërruar mendje dhe ai që e ka mundësinë do të duhet që të jetojë si një yll kinemaje për të gjithë jetën.

Top Channel