Komisioni i Medias miraton 21 nene të draftit

05/11/2012 00:00

Deputetet e Komisionit të Medias dhe Arsimit kanë miratuar 21 nene të Projektligjit për Mediat Audiovizive nga 134 që janë në total.

Gjatë seancës së sotme, deputetët janë ndalur në nenin 18 dhe pikërisht në pikën e përcaktimit të Këshillit të Ankesave, por edhe në menyren e perzgjedhjes se tij.

Kryetarja e ketij Komisioni, Valentina Leskaj propozoi qe edhe Keshilli i Ankesave te perzgjedhe me shumice te cilesuar, por kjo pike do te diskutohet ne nje kohe te mevonshme.

Nga ana tjeter deputetet kane rene dakord per ndryshimin e nje pike, te nenit 17 sipas se ciles AMA eshte e detyruar te monitoroje jo vetem edicionin e lajmeve te operatorëve, por te gjithe programacionin e tyre, çka do te kerkoje me shume financime.

Top Channel