Megan Fox, një shkencëtare joshëse

03/11/2012 14:30

Megan Fox dha provën më të mirë se edhe shkenca mund të jetë tejet joshëse.

Aktorja, e cila në tetor lindi djalin e saj të parë, luan rolin e një biologoje detare të përkushtuar në studimin dhe shpëtimin e delfinave, në një reklamë të re të një marke të një marke të njohur laptopësh.

Në reklamë, Fox, e cila është e martuar me 39-vjeçarin Austin Green, shfaqet duke mbajtur një peshk dhe duke i treguar delfinit objeke të tjera, në përpjekje për të komunikuar me të.

Falë teknologjisë së re, gjithçka rezulton e suksesshme dhe delfini i përgjigjet Megan duke e përshëndetur.

Top Channel