Kukës, 17-vjeçarja vetëvritet me armën e babait

03/11/2012 00:00

Një 17 vjeçare nga Kukësi i ka dhënë fund jetës pasditen e së dielës në
Kukës, duke u vetëvrarë me armën e shërbimit të babait, i cili është
efektiv policie në këtë qytet.

Sipas policisë, Pranvera Sula ka shfrytëzuar momentin kur ka qenë e vetme në banesë dhe ka drejtuar armën e të atit drejt vetes, duke u qëlluar në zonën e barkut.

Kanë qenë fqinjët ata të cilët, pasi kanë dëgjuar krismën, kanë njoftuar menjëherë prindërit e 17 vjeçares që e kanë transportuar menjëherë në spital adoleshenten, por ajo nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagës së rëndë me armë zjarri dhe ka humbur jetën pak orë më vonë.

Policia ka nisur menjëherë hetimet për të zbardhur motivet që e shtynë të miturën të ndërmerrte aktin e rëndë të vetëvrasjes.

Top Channel