Rama të rinjve: Bashkohuni për ndryshimin

02/11/2012 00:00

Unë jam FRESSH, manifesti i te rinjve eurosocialiste është ndalur në
qytetin bregdetar të Durresit, ku kryetari i opozitës Edi Rama u bëri
thirrje të rinjve të jenë aktivë në politikë.

“Eshte detyrim edhe i te rinjve te jene pjesemarres per t’i dhene fund polikes se vjeter qe vetem ka deformuar dhe ka mbajtur vendin ne nje tranzicion te gjate”, deklaroi Rama perpara te rinjve durrsakë. Duke treguar  shembullin sesi politika e vjeter ka vene doren e shkaterrimit edhe mbi kete zone, qe nga bregdeti deri ne malin e Skenderbeut, zonë te ciles iu referua, Rama tha se bashku me te rinjte duhet te ndalet shkaterrimi dhe degradimi i bukurive natyrore te vendit.

“I takon edhe gjeneratës suaj që të mos lejojë që kjo pjesë e mrekullueshme e Shqipërisë të shkatërrohet nga një politike e verbër dhe e shurdhër. Eshte amaneti qe na kane lene te paret dhe qe ua kemi detyrim gjeneratave te ardhshme per ta ruajtur Shqiperine te bukur dhe për ta bërë Shqipërinë të begatë”, tha Rama.

Kryetarja e FRESSH, Elisa Spiropali tha se ndryshimi do te vije ne 2013. Ndersa Sekretari per Programin Erjon Veliaj dhe kryetari i Bashkise se Durresit, Vangjush Dako vune theksin tek rritja e numrit te te rinjve ne radhet e PS, si garanci per garen elektorale te vitit te ardhshem.

Top Channel