Ndërsa spekulimet për një krizë në lidhjen midis Selena Gomez dhe Justin Bieber po bëhen gjithmonë e më të mëdha, 20-vjeçarja vazhdon të rrisë shkallët e karrierës së saj, këtë herë larg këngëtarit.

Me Bieber që është me një tur në SHBA dhe Selena e përqendruar në xhirimet e filmit të saj të fundit, një revistë mode publikoi fotot e fundit të së resë, në të cilën Gomez shfaqet me një sërë fustanesh që nxjerrin në pah linjat e saj të hijshme.

Njëkohësisht, imazhet në fjalë tregojnë edhe një herë më shumë se Selena nuk është më ajo vajza e bërë e famshme në filmat për adoleshentë, por një femër me të vërtetë e rritur.

Publikimi i 20-vjeçares në “US Glamour” vjen vetëm një ditë pasi një tjetër revistë shfaqi një foto të debatueshme të aktores, në krahët e një aktori bashkëmoshatar britanik, me të cilin përflitet se Selena ka krijuar një raport romantik.

 

Top Channel