“John Travolta, dashuria e jetës sime”

02/11/2012 21:50

Ka qenë dy herë e martuar, por Kirstie Alley ka zbuluar se dashuria e vërtetë e jetës së saj nuk është asnjë prej dy ish-bashkëshortëve të saj.

Aktorja ka rrëfyer se është dashuruar marrëzisht vetëm me John Travolta kur po xhironin filmin ‘Look Who’s Talking’ dhe kurrë nuk ka arritur të dashurojë askënd tjetër si aktorin e famshëm.

Alley ka qenë e martuar me aktorin Parker Stevenson kur ka rënë në dashuri me Travoltën, ndërsa vetë Travolta ka qenë beqar në vitin 1989, kur është xhiruar filmi.

“Kam harxhuar shumë energji për të mos prishur martesën time sepse kisha rënë në dashuri kokë e këmbë me të. Nuk doja të shkatërroja martesën”, thekson Alley.

Top Channel