Emily Blunt do të luajë rolin e një rreshtereje në filmin ‘A Time To Kill’, një film aksion ku do të interpretojë edhe Tom Cruise dhe për të qenë sa më e përshtatshme për këtë rol ka nisur stërvitjen prej disa muajsh.

Në një event të mërkurën në mbrëmje dukeshin qartë rezultatet e punës në palestër. Aktorja britanike u shfaq me muskuj dhe më e dobët se zakonisht.

Kohët e fundit 29-vjeçarja ka xhiruar edhe dy filma të tjerë aksion: ‘All You Need Is Kill’ dhe ‘Looper’.

“Kam mësuar si të pres dru sepse tek Looper kisha një skenë ku merrja sëpatën dhe i hyja punës. Mësova si ta bëja këtë punë sepse personazhi im e kishte një rutinë të ditës këtë gjë”, u shpreh Blunt.

Top Channel