Mbi 135 artistë shqiptare, do të udhëtojnë ditën e dielë drejt Gjenevës në Zvicër, ku me rastin e festës jubilare të 100 vjetorit të Pavarësisë, pritet të japin një koncert madhështor me pjesë të zgjedhura muzikore nga krijimtaria më e mirë shqiptare.

Koncerti zhvillohet në datën 4 nëntor në bashkëpunim me komunitetin shqiptar në Zvicër dhe pritet të ndiqet nga shqiptare të të gjitha trevave  si nga Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia.

Ndërkaq ministri i Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumci, është shprehur se ky është një prej evenimenteve më të rëndësishme që janë programuar për t’u zhvilluar me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë aty ku janë përqëndruar komunitetet më të mëdha shqiptare në Evropë, si në Bruksel, Romë etj.

Top Channel