Zoe Saldana si legjendarja Nina Simone

29/10/2012 10:10

Zoe Saldana do të interpretojë këngëtaren legjendare të xhezit, Nina Simone, në filmin e saj më të fundit.

Aktorja 34-vjeçare ngjalli polemika kur u njoftua se do të luante rolin e Simone pasi kritikët thonin se Zoe nuk kishte ngjyrë sa duhej për interpretimin e këngëtares.

Vetë vajza e këngëtares, Simone Kelly, ishte një nga kritiket më të ashpra. Ajo shkroi në profilin e saj në Facebook se duke u nisur nga pamja e jashtme, Zoe Saldana nuk ishte aspak zgjedhja e duhur.

Por, në sheshxhirim duket krejt e kundërta. Saldana është shfaqur me një hundë artificiale dhe me një ngjyrë lëkure më të errët se zakonisht për të xhiruar skenat.

Filmi do të tregojë historinë e këngëtares dhe pianistes, përfshirë historinë e saj të dashurisë me menaxherin Clifton Henderson.

Filmi “Nina” do të shfaqet për herë të parë në vitin 2013.

Top Channel