Mbijetesa e vështirë e kinematografisë shqiptare

29/10/2012 18:10

Një periudhë e veshtirë ekonimike reflekton kudo në shoqëri. Aq më tepër në financimet për artin. Rishikimi i fondeve të QKK-së nuk mund të mos ta reflektonte këtë situatë.

Insitucioni i kinemasë, që është në varësi të drejtëpërdrejtë të parlamentit ka ndryshuar fondet e akorduar për projekte të ndryshme përgjatë tre viteve të fundit.

Filmat artistikë, që kanë dhe koston me të madhe nga 53.6 milion lekë në 2010-n patën në dispozicion vetëm 42 milion lekë në vitin pasardhës. Disi më e përmiresuar situata në këtë vit jubilar.

Perkundër filmat dokumentare në 2010-n kishin një hapësirë fare modeste, por kanë pësuar një rritje të ndjeshme në dy vitet e fundit. Të pakten sa u takon fondeve të akorduara nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë.

Ato që po vuajnë duket se jane festivalet e filmit. Nga 12.7 milionë lekë në 2010-n, në një rënie në rreth 8 milionë lekë në vazhdim.

Megjithëse në këtë periudhe mund të mburremi me filma si “Maya” i Pluton Vasit, “Balkan Pazar” i Edmond Budines apo “Amnistia” i Bujar Alimanit.  Ka pasur vend edhe për punën e regjisorit të ri, Joni Shanaj, “Pharmakon”.

Janë rreth 70 milionë lekë më pak nga 2010 në 2012, por fatmirësisht kemi mundur të shpresojme ashtu si shumica e rasteve në bashkëpunime të huaja siç është “Euroimazhe”, Qendra Europiane e Kinematografisë.

Top Channel