Nicole Kidman kujton vështirësitë e ‘Eyes Wide Shut’

25/10/2012 21:40

Nicole Kidman është hapur për herë të parë mbi rolin e saj në filmin e fundit të Stanley Kubrick, ‘Eyes Wide Shut’, ku ka interpretuar përkrah ish-bashkëshortit të saj Tom Cruise.

Në një artikull për ‘The Hollywood Reporter’, aktorja australiane theksoi se mezi i është mbushur mendja nga regjizori i ndjerë për të xhiruar skenat e seksit: “Shumë skena nuk janë futur në film sepse nuk ndihesha rehat.”

Më tej, Kidman sqaron se filmi nuk kontribuoi në ndarjen e saj nga Tom Cruise. Cifti u divorcua dy vite pas shfaqjes së parë të filmit: “Nuk mendoj aspak se xhirimi i filmit ishte fillimi i fundit të martesës sime.”

Në fund, Kidman shprehet se nuk e ka kuptuar ende siç duhet filmin: “Kubrick nuk na e ka thënë ndonjëherë se për çfarë fliste filmi, kështu që unë nuk e di tamam.”

Top Channel