Reperi amerikan Diddy është aksidentuar me makinën e tij duke pësuar dëmtime të lehta. Këngëtari, emri i vërtetë i të cilit është Sean Combs, është fotografuar i shtrirë në tokë menjëherë pasi makina e tij Cadillac Escalade u përplas me një Lexus RX.

Aksidenti ka ndodhur në Beverly Hills të Los Angeles, ditën e mërkurë. Diddy thjesht ka pasur një shokim të momentit dhe nuk e pa të nevojshme të dërgohej në spital për kontroll.

Së bashku me të, në makinë ishin edhe dy pasagjerë të tjerë të cilët nuk pësuan dëmtime, sipas ‘Daily Mail’.

Nga ana tjetër, shoferi i makinës Lexus u shoqërua në spital.

Top Channel