Ai Weiwei, nën ritmin e Gangnam Style

25/10/2012 13:20

Fenomeni korean Gangnam Style nuk njeh kufij dhe duket se askush nuk i reziston dot ritmeve të tij.

Kështu, “viktima” e tij e radhës është artisti-disident kinez Ai Weiwei, i cili ka kërcyer këngën e reperit koreano-jugor dhe më pas ka postuar videon në Youtube.

Videoja e Weiwei, i cili ka pasur një varg problemesh me drejtësinë kineze, që edhe e ka burgosur, ka pasur jo pak klikime.

Së fundmi, Gangnam Style është kërcyer edhe nga aktori i njohur Hugh Jackman, gjatë kohës që ndodhej në Japoni për të xhiruar filmin e fundit të sagës X-Men.

Por nuk mund të harrohen edhe vallëzimet e marinarëve tajlandezë dhe ato të të burgosurve në Filipine.

Top Channel