Lindsay vjedh 15 mijë dollarë rroba

24/10/2012 21:45

Lindsay Lohan rikthehet në qendër të vëmendjes. Aktorja e 1001 skandaleve, së fundmi akuzohet se ka vjedhur rroba dhe materiale të tjera me vlerë rreth 15 mijë dollarë në filmin Scary Movie 5.

Një person nga stafi teknik i realizimit të filmit, ka folur për mediat amerikane se si Lindsay ka hequr nga garderoba e filmit disa prej veshjeve të përdorura gjatë xhirimeve muajin e kaluar.

“Veshjet ndodheshin në dollapin e saj. Ishin veshje të këndshme dhe të shtrenjta në treg. Mendoj se Lindsay thjesht ka menduar se mund t’i merrte lirisht ato, ndërsa sa për producentët, kur e morën vesh, mbyllën njërin sy dhe shtuan se kjo ishte kostoja e të punuarit me aktoren 26-vjeçare”, citohet nga National Enquirer, burimi që ka dashur të mbetet anonym.

Lohan luan veten e saj përkrah aktorit Charlie Sheen në filmin Scary Movie 5 që prite të dalë në kinema vitin e ardhshëm.

Top Channel