Melanie Griffith tallet për pamjen e saj

23/10/2012 21:50

Aktorja Melanie Griffith ka zbuluar se nuk është aspak e kënaqur me pamjen e saj të jashtme. Bashkëshortja e Antonio Banderas është shprehur se është viktimë e shumë ofendimeve nga përdoruesit e Twitter.

54-vjeçarja, e cila ka kryer shumë operacione plastike, theksoi për ‘US Weekly’: “Shumica e njerëzve më thonë që dukem e tmerrshme. Marr mesazhe shumë të ndyra.”

Melanie Griffith është përdorur për postera kundër operacioneve plastike, por vetë ajo nuk ka pranuar kurrë që ka bërë injeksione botoksi.

Aktorja ka pranuar betejën e saj të gjatë për të mposhtur varësinë ndaj drogës dhe alkoolit. Griffith është shtruar disa herë në klinika rehabilitimi dhe ka thënë se 4 fëmijët e saj e kanë ndihmuar të pastrohej.

Top Channel