Chris Brown në shoqërinë e ish-it

23/10/2012 14:25

Chris Brown njoftoi ndarjen nga modelja Karrueche në fillim të muajit duke e argumentuar këtë vendim me rilindjen e shoqërisë me Rihanna-n.

Por këngëtari u fotografua ditën e hënë me ish-in e tij. Sipas mediave gossip amerikane, ata janë parë të lënë shtëpinë e Chris veç e veç.

Broën nëpërmjet një komunikate të lëshuar në fillim të këtij muaji njoftoi ndarjen me Kerrueche, ndërsa këtë fundjavë kaloi disa orë të këndshme me Rihanna-n në një festë të organizuar në Beverly Hills.

“Kam vendosur të jem single për t’u përqendruar tek karriera ime. Une e dua shumë Kerrueche, por nuk dëshiroj ta shoh të vuajë miqësinë time me Rihanna-n”, thuhej në komunikatën e ndarjes se Chris.

Ndërsa vetë këngëtarja nga Barbadosi, pranoi në një rrëfim për Oprah Winfrey se e konsideronte Chris “dashurinë e jetës së saj”. Por të presim se çfarë ka për të thënë për fotot e publikuara së fundmi të 23-vjeçarit.

Top Channel