Twitter, komente mizore ndaj Adele

22/10/2012 09:15

Lajmi se Adele lindi fëmijën e saj të parë është shoqëruar me reagime aspak të hijshme nga përdoruesit e internetit.

Vetëm disa minuta pas publikimit të lajmit, në Twitter u shfaqën mesazhe të turpshme ndaj këngëtares dhe djalit të porsalindur. Një nga mesazhet më të ulta ishte nga një përdoruese me emrin Vanessa Bieber, e cila shkroi: “Adele lindi një fëmijë. Është i shëndoshë dhe handikapat? Vriteni që tani!”

Një tjetër përdorues shkroi: “Do të shkoj në Britaninë e Madhe dhe do vras Adele!” Ndërsa përgjigja ndaj këtij mesazhi ishte: “Vriti edhe beben!”

Të tjerë shkruan se Adele do të kishte frymëzim për këngë të reja nëse foshnja do i vdiste, ndërsa më të “butët” theksuan faktin se nuk e dinin që Adele ishte shtatzënë për arsye se është shumë mbipeshë.

Këngëtarja 24-vjeçare dhe partneri i saj Simon Konecki janë bërë prindër të premten në mbrëmje.

Top Channel