Grida Duma thyen heshtjen dhe rrëzon thashethemet e verës për zv.Kryeministre: Shqetësimi i qytetarëve nuk janë emrat që marrin karrige, por kanë apo jo një vend në Shqipëri Një pamje të zymtë të bizneseve të tyre kanë përshkruar edhe tregtarët në atë që quhet “tregu çam”, në kryeqytet.
Kryetari i opozitës, Edi Rama, përshkoi këtë ditë të dielë këtë treg që vetëm pak vite më parë kishte panoramën e një tregu tejet të frekuentuar. Rritja drastike e çmimeve, rritja e taksave, rënia e fuqisë blerëse, ishin disa nga shqetësimet e tregtarëve.
“Paguajmë taksat me borxhe” dhe “nuk bëjmë xhiro sa bënim fitim para disa vitesh” thanë tregtarët në interesim të kryetarit të opozitës.
Edi Rama tha se situata është e rëndë veçanërisht për biznesin e vogël në Shqipëri, i cili po jeton një krizë dramatike.
Kryetari i opozitës tha se masa e parë që socialistët do të ndërmarrin në qeverisje është pikërisht rivitalizimi i biznesit të vogël, duke i hequr së pari taksën e biznesit të vogël.
Për Partinë Socialiste zerimi i taksës së biznesit të vogël është një emergjencë ekonomike. Për Selinë Rozë rilindja shqiptare kalon përmes rimëkëmbjes së ekonomisë.
Top Channel