Këngëtarja Adele lind djalë

21/10/2012 13:45

Këngëtarja Adele ka lindur një djalë. Mediat rozë bëjnë të ditur se britanikja dhe partneri i saj Simon Konecki janë bërë prindër të premten në mbrëmje.

Adele dha lajmin e shtatëzënisë së saj në muajin qershor. Adele dhe Simon kanë nisur të frekuentohen gjatë verës së kaluar dhe kanë nisur bashkëjetesën këtë vit.

“Adele dhe Simon janë shumë të lumtur për ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të parë”, shprehet një burim për ‘Daily Mail’.

Top Channel