Timberlake dhe Biel, zyrtarisht të martuar

20/10/2012 01:30

Çifti konfirmoi lajmin ditën e premte nëpërmjet një njoftimi, pas ditëve të kaluara ku ishin ngritur shumë spekulime në lidhje me dasmën e tyre. Justin dhe Jessica i thanë “po” njëri-tjetrit në një ceremoni italiane përpara miqve të afërt dhe familjarëve.

Ata janë shprehur për “People.com”: “Është diçka e mrekullueshme të martohesh, ceremonia ishte e këndshme dhe ishte diçka speciale të qënit i rrethuar nga familjet tona dhe miqtë tanë”.

Çifti hollivudian i mbajti të ftuarit të painformuar se në cilin vend do të organizohej dasma e tyre, vetëm sa iu kishin treguar destinacionin për në Italinë jugore për një festë 1-javore, e cila i kushtoi atyre 6.5 milionë dollarë sipas “RadarOnline”.

Justin, 31 vjeç, dhe Jessica, 30 vjeç, kanë qenë të lidhur prej 5 vitesh. Ai e kishte propozuar atë në “Big Sky Montana” dhjetorin e kaluar, duke u paraqitur me një kostum me një dizenjo unaze.

Këngëtari bëri të ditur se cilësia më e rëndësishme e tyre si çift është pikërisht dëshira për të punuar shumë në lidhje me marrëdhënien e tyre.

“Disa ditë janë më të mira se disa të tjera për të gjithë ne. Nëse ne kemi ditët tona të mira apo të këqija si individ, e më pas duhet të përballemi me ditët e mira e të këqija të dikujt tjetër, atëherë është diçka për t’u marrë në konsideratë. Por, ajo që kam mësuar nga paraardhësit e mi është diçka shumë e rëndësishme: durimi dhe dhembshuria. Kur të duhet të jetosh me dikë tjetër, këto dy cilësi të ndjekin gjatë gjithë jetës”.

Martesa është e para për të dy yjet e Hollivudit.

Top Channel