Krokodili provon të prishë “festën” e luanëve

19/10/2012 13:45

Ju ka ndodhur ndonjëherë që një darkë e këndshme të prishet nga mbërritja e një të paftuari të padëshiruar?

Një tufe luanësh të uritur u ndodhi teksa ishin duke shijuar vaftin e tyre, mishin e një antilope në brigjet e Nilit në Afrikë. Por befas një krokodil u afrua ngadalë në përpjekje për të shkëputur ndonjë copë.

Nga imazhet e marra, luanët u zunë në befasi dhe të papërgatitur për mbërritjen e të paftuarit.

Megjithatë, reagimi instiktiv ishte i menjëhershëm, Nëna luaneshë, duke dashur të mbrojë të vegjëlit e saj që të mos shndërroheshin në ushqim për krokodilin hidhet në sulm.

Pas pak sekondave rezistencë, amfibi dorëzohet dhe vendosë të tërhiqet sërish në ujë, ambientin ku ndjehet më i sigurtë.

Top Channel