Zbardhet misteri i vdekjes së Faraonit të fundit të madh

18/10/2012 16:40

Një prej Faraonëve më të mëdhenj në historinë e Egjiptit të lashtë, Ramesesi i III duket se është vrarë nëpërmjet prerjes se fytit, vlerësoi një ekspertizë e mjekësisë ligjore e realizuar mbi trupin e mumjes.

Sipas skanimeve paraprake që kanë ekzaminuar trupin e faraoinit, një e prerë e thellë në qafë duket se ishte ajo që i shkaktoi një vdekje të parakohshme.

Sekreti është mbajtur i fshehtë ndër shekuj nga fashot që rrethonin trupin e mumjes, por tashmë duket se Ramesesi u eliminua gjatë një grushti shteti.

Mënyra e saktë e vdekjes së tij ka qenë një objekt diskutimesh nga historianët, të cilët dyshonin se ai ishte vrarë në një puç brenda pallatit mbretëror, por nuk kishin prova për këtë.

Besohet se ky grusht shteti u udhëhoq nga Pentaueri, djali i Ramesesit të Tretë, i cili është gjetur i varrosur përkrah babain, edhe ai i vdekur nga një vdekje jonatyrale, të ngjashme me atë të Ramesesit.

Faraoni i cili jetoi në shekullin XII para lindjes së Krishtit, Ramesesi III, vlerësohet nga historianët si Faraoini i fundit i madh që njohu Egjipti dhe së bashku me të, merr fund edhe periudha e artë e këtij qytetërimi antik.

Në ditët e sotme, piramida ku u varros Ramesesi III është një prej më të mëdhave të ndërtuara në Egjipt, ndërsa edhe sot mbeten në këmbë një numër tempujsh të ngritur në nder të tij.

Top Channel