Australia në prag të eklipsit

18/10/2012 00:00

Nëntori në Australi ka një eveniment unik astronomik, eklipsin e plotë
të Diellit. Fenomeni i errësimit të diskut të  zjarrtë nga
ana e Hënës dhe i parë nga Toka, këtë vit do të verifikohet më 13 nëntor
dhe do të përshkojë Paqësorin e Jugut.

Rajoni i parë dhe i vetëm i banuar që eklipsi do të prekë do të jetë bregu lindor i Kuinslendit. Për të shijuar tërësisht dy minutat e errësirës totale, që do të ndodhë në periudhën kohore mes orës 05:45 dhe 07:40, kuriozëve do t’u duhet të ndodhen në rajonin e Kairnsit, Palm Kove dhe Port Dagllas.

Evenimenti, sipas parashikimeve, do të tërheqë rreth 40 mijë vizitorë më shumë se sa mesatarja e sezonit. Agjencitë e udhëtimeve kanë filluar të ofrojnë paketa të shumta turistike dhe përveç eklipsit, vizitorët do të mund të eksplorojnë edhe rajonin dhe të shijojnë pjesën e mbetur të pushimeve mes plazheve të mrekullueshme dhe zonave tribale.

Top Channel