Ndërron jetë njeriu që jetoi 6 muaj pa zemër

17/10/2012 17:30

Një shtetas çek ndërroi jetë në moshën 37-vjeçare, gjashtë muaj pasi hoqi zemrën, në një operacion eksperimental në Pragë.

Babai i një fëmije, i prekur nga një formë e rrallë dhe tejet agresive tumori, pranoi të shndërrohej në personin e parë që i nënshtrohej operacionit të paprovuar më parë, që zëvendësoi zemrën e dëmtuar me dy pompa mekanike që kryenin funksionin e saj.

Megjithatë, mjekët u shprehën se pompa i realizoi të gjitha funksionet e saj dhe se Jakub Halik ndërroi jetë për shkak të bllokimit të mëlçisë, si pasojë e tumorit dhe jo prej defekteve në “zemrën e re”.

Halik, me profesion zjarrfikës, ishte vendosur në listën e personave në pritje të një transplanti, në momentin kur ndërroi jetë.

Pavarësisht se nuk kishte jë puls dhe i duhej të mbante gjithmonë me vete bateri për zemrën e tij, Halik ishte në gjendje që të kryente i pavarur aktivitetet e jetës së përditshme, madje edhe të frekuentonte një palestër.

Tashmë, pompa me dy pjesë, që alternon aktivitetin e veshëve dhe barkusheve të një organi të vërtetë, pritet të zhvillohet më tej dhe të përdoret si alternativë për pacientë të tjerë të prekur nga probleme në zemër.

Top Channel