Debati Obama-Romney dhe publiku gjumash

17/10/2012 00:00

Debati televiziv Obama vs Romney u ndoq (pa) vëmendje edhe nga pjesa e elektoratit “të painteresuar, të përgjumësh e të lodhur”.

Këtë e tregojnë më së miri pamjet e kapura nga kamerat televizive përgjatë debatit 90-minutësh, ku në rreshtin e parë të publikut, një ndjekës (jo) i rregullt i debatit të zjarrtë përgjumet.

Imazhet po bëjnë xhiron në internet duke shkaktuar jo pak ironi mes komentuesve që i quajnë ato panorama tipike se sa të lodhur janë amerikanët nga politike, akuzat dhe kundërakuzat e saj.

Kaq ka mjaftuar që imazhet të bëhen burim frymëzimi për mjaft përdorues të internetit për të modifikuar ironikisht fotot.

Top Channel