Kinë, baza nukleare shndërrohet në vend turisik

16/10/2012 16:40

Në 38-vjetorin e testimit të parë me sukses të bombës bërthamore, autoritetet kineze publikuan një plan i cili synon të shndërrojë në një pikë turistike bazën bërthamore Malan në provincën e Xinjiangut.

Lajmi u njoftua nga media shtetërore kineze sipas të cilës do të shpenzohen rreth 1 milion euro për të “normalizuar” kushtet në këtë bazë ushtarake duke e shndërruar atë në një destinacion për turistët që do të mund të heqin kureshtjen në laboratorët e fizikës bërthamore.

Shuma në fjalë do të përdoret për restaurimin e disa pjesëve të bazës si dhe për ngritjen e sigurisë në nivelet maksimale që të shmanget cdo ndodhi e pakëndëshme që mund të hasin turistët. Vizitorët do të mund të shohin gjithashtu edhe 300 metër tunel të sigurisë së lartë që përdorej për ajrimin e bazës.

Kina testoi për herë të parë bombën e saj bërthamore më 16 tetor të vitit 1964. Testimi u pasua me 45 shpërthime të tjera, deri në momentin e ndalimit nëpërmjet një memorandumi në vitin 1990. Aktualisht Kina mendohet se ka rreth 240 mbushje bërthamore.

Top Channel