Kalendari i 2013-s i “Ryan Air”

16/10/2012 18:40

Kompania lider e udhëtimeve ajrore me çmim të ulët, “Ryan Air”, është e para që ka përfshirë në botën e aviacionit reklamat në bord, shitjet gjatë udhëtimit, pagesën për ushqim dhe pije apo çdo valixhe që kalon disa përmasa të caktuara.

Këto janë mënyra që ka zgjedhur kompania me qendër në Irlandë për të rritur fitimet e saj, por prej disa vitesh tashmë, një kalendar me stuardesat më të pashme derdh në arkat e kompanisë miliona euro shtesë.

Duke respektuar traditën e nisur disa vite më radhë, “Ryan Air” publikoi këtë të martë kalendarit e vitit të tij të ardhshëm, të 2013-s.

I hedhur në treg me çmimin prej 8-10 stërlinash, kalendari do të shërbejë për të financuar edhe disa projekte bamirësie, me vlerë deri në 100 mijë stërlina.

Top Channel