Aktori Russell Crowe ndahet nga gruaja

15/10/2012 11:45

Aktori Russell Crowe dhe bashkëshortja e tij, Danielle Spencer, kanë njoftuar ndarjen e tyre pas nëntë vitesh martesë.

Në një komunikatë të përbashkët çifti bën të ditur se ndarja ishte miqësore dhe objektivi i tyre primar tashmë është mbrojtja e privatësisë së dy fëmijëve të tyre.

As aktori dhe as ish-partnerja e tij nuk kanë bërë deklarime publike për këtë çështje.

Protagonisti i filmit ‘Gladiatori’ u martua me australianen Spencer në prill të vitit 2003 në Sidnei.

 

Top Channel