Dy yje në mbështetje të Obames, për të ringritur fushatën e tij zgjedhore.

Përkatesisht këngëtari Bruce Springsteen dhe aktori fitues i “Oscar”-it, Morgan Freeman.

Sipas stafit të Presidentit të SHBA-së, Sprensteen, ose “bosi”, siç e quajnë ndryshe, do të marrë pjesë në një manifestin në Parma të Ohajos, një nga shtetet vendimtare për sfideën presidenciale.

Sipas menaxherit të fushatës zgjedhore të Obames, Jim Messina, Spregsteen është bartës i të njejtave vlera për të cilat lufton Presidenti Obama dhe shpresohet që ai të entuziazmoje publikun e Ohajos, duke shtuar se stafi është entuziast për mbështetjen e tij të vazhdueshme.

Ndërsa aktoi Morgan Freeman ka debutuar me një spot publicitar në televizion, ku për 30 sekonda lexon rezultatet e arritura të administratës aktuale.

“Ka ende sfida për të arritur, femijë për të arsimuar, nje shtrese të mesme për të rindërtuar. Por, gjëja e fundit që duhet të bëjmë është të kthehemi prapa”, thuhet në spotin e lexuar nga fituesi i çmimit “Oscar”.

Top Channel