Një film për Aflred Hitchcock

14/10/2012 18:00

Një aktor i madh në rolin e një regjisori të madh. Është Anthony Hopkins që do të interpretojë gjigandin e filmave drithërues: Alfred Hitchcock, në prodhimin e regjisorit Sasha Gerva: “Hitchcock”. Të tjerë yje protagonistë në këtë film: Hellen Mirren, Jessica Biel dhe Scarlet Johansson.

Filmi rrëfen historinë e njërit prej prodhimeve më të suksesshme të Htchcock: “Psycho”, të cilin fillimisht studiot e refuzuan, por regjisori këmbënguli për ta realizuar asokohe, duke marrë më pas katër kandidatura për Oscar dhe fitime më të mëdhaja në para nga filmat e realizuar prej tij.

Anthony Hopkins është i trukuar në mënyrë perfekte si Alfred Hitchcock.

Scarlett Johansson interpreton rolin e aktores Janet Leigh, e cila mbeti e traumatizuar pasi xhiroi për një javë, skenën e famshme të dushit, që në filmin origjinal zgjat vetëm 45 sekonda.

Hellen Mirren interpreton bashkëshorten e Hitchcock Alma Reville, ndërsa Jessica Biel është Vera Miles, aktoren që interpreton motrën e personazhit të Janet Leigh.

Filmi është frymëzuar prej një eseje të Stephen Rebellos, mbi mënyrën sesi Hitchckock realizoi “Psycho”.

Kompania Fox ka nxjerrë trailerin e filmit, i cili do të shfaqet në sallat amrikane në fund të nëntorit.

Top Channel