Vajza e Whitneyt, fejohet me vëllain e adoptuar

13/10/2012 01:01

Bobbi Kristina, e bija e këngëtares Whitney Houston është sërish në qendër të thashethemeve. Vajza 19-vjecare, ka bërë të ditur se ajo është fejuar me vëllain e saj të adoptuar.

Nick Gorodon, 23-vjecar ishte pritur në shtëpinë e yllit të vdekur në muajin shkurt dhe të bashkëshortit të saj Bobbi Brown, që kur ishte 12 vjec dhe sic bëhet e ditur nuk ishte adoptuar kurrë zyrtarisht.

Sidoqoftë, është rritur nga Whitney, ndërsa vajza 19-vjecare e yllit e ka konsideruar për shumë kohë vëllain e madh të saj.      

“Jam e dashuruar me të, do të martohemi”, ka deklaruar Bobbi Kristina në spotin televiziv të “The Houstons”, mbi historinë e familjes së saj.

Pas më pak se një vit nga vdekja e këngëtares, jeta e yllit të muzikës vazhdon të jetë objekt interesi. Por vajzën e saj e presin kohë të vështira, duke parë që të afërmit nuk janë aspak të gatshëm të pranojnë këtë martesë.  

Top Channel