Protestë për dritat në Kombinat

13/10/2012 00:00

Banorët e lagjes së Kombinatit në Tiranë kanë bllokuar për rreth një orë rrugën kryesore të revoltuar për mungesën e energjisë elektrike. Atyre u janë bashkuar edhe banorë të Sharrës të cilët kanë po të njëjtin problem.

Banorët janë shprehur se prej një jave janë pa energji elektrike për rrjedhojë edhe pa ujë të pijshëm. Deputeti socialist Tahiri u shpreh se banorët e Kombinatit kjo qeveri s’mund t’i trajtojë si mesjetarë, pasi ata meritojnë të trajtohen si europianë.

“Kombinati ka më shumë se 1 javë pa drita, ndërkohë që banorët e Sharrës kanë më shumë se 1 muaj pa drita. Kjo është situatë e përsëritur dhe e patolerueshme për Kombinatin”, deklaroi zoti Tahiri.

Sipas tij të gjithë banorët  paguajnë detyrimet dhe ndërkohë nuk kanë as drita.

Top Channel