SHBA, reperi Nelly ndalohet nga policia

12/10/2012 13:20

Nelly është ndaluar pranë kufirit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Meksikën pasi agjentët e policisë kanë gjetur armë, heroinë dhe kanabis në autobusin e tij të turit.

Reperi amerikan është ndaluar nga policia në Sierra Blanca të Teksasit, por nuk është arrestuar pasi përgjegjësinë për zotërimin e armës dhe drogës e ka marrë një nga truprojat e tij.

Në një komunikatë të lëshuar të enjten, Nelly shpjegon: “Një nga anëtarët e stafit tim vendosi që të marrë me vete materiale të paligjshme në autobusin e turit. Unë dhe të tjerët nuk ishim në dijeni të vendimit të tij për të futur në autobus këto materiale.”

Top Channel