Sequi: Kushtet mund të plotësohen

12/10/2012 00:00

Ambasadori i Bashkimit Europian Ettore Sequi pas takimit me kreun e
LSI-së Ilir Meta ka theksuar se kompromisi, dialogu dhe bashkepunimi mes
forcave politike do t’i japin mundesine Shqiperise te beje hapin
pasardhes ne muajin dhjetor.

“Permbushja e reformave, te cilat jane te nevojshme ne menyre qe keshilli ta pranoje rekomandimin qe ka bere Komisioni Europian per dhenien e statusit te vendit kandidat per Shqiperine jane te mundshme, pra permbushja e reforma eshte e mundshme. Eshte e nevojshme te punohet duke u bazuar tek keto arritje, te cilat jane bere tashme te njohura ne raportin e progresit te Komisionit Europian. Tani eshte teper e nevojshme qe te fillohet me miratimin dhe zbatimin e atyre reformave qe jane teper te rendesishme. Ne menyre qe ne dhjetor t’u japim shteteve antare argumente bindese dhe kjo eshte e mundur permes vullnetit , kompromistit dhe dialogut”, tha Sequi.

Nderkohe edhe Ilir Meta ishte ne te njejten vijë, duke kerkuar bashkepunim mes te gjithe aktoreve te politikes për të plotesuar edhe kerkesat e mbetura.

“Kemi ende disa cështje të tjera nëmënyrë të vecantë të theksuara janë tre prej tyre përmbushja e të cilave do të cojë më tej këtë projekt të rëndësishëm të përbashkët të Shqipërisë dhe të Bashkimit Evropian, për marrjen përfundimtare të statusit të vendit kandidat, por edhe më tej për hapjen e negociatave dhe për të vazhduar procesin e anëtarësimit të vendit në këtë Union, gjë që është edhe objektivi kryesor i gjithë shqiparëve dhe i gjithë forcave politike këtu, natyrisht edhe i Lëvizjes Socialiste për Integrim”, u shpreh Meta.

Top Channel