Rooney, sërish probleme me flokët

12/10/2012 11:30

Wayne Rooney ka sërish probleme me flokët. Edhe pse 18 muaj më parë bëri një transplant flokësh me vlerën 30 mijë sterlina, futbollisti anglez u pa ditën e enjte me shumë më pak flokë.

Sulmuesi i Manchester United ishte në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së Anglisë ndaj San Marinos dhe aty u vu re se flokët i ishin rralluar në mënyrë shqetësuese.

Në një pjesë të autobiografisë së tij të publikuar muajin e kaluar, 26-vjeçari shpjegoi pse e bëri transplantin.

“Nuk është bukur të të bien flokët kur je 20 vjeç. Po humbisja vetëbesimin dhe mendova të bëja një ndërhyrje për të rregulluar problemin”, shkruan Rooney.

Top Channel