Chris Hemsworth dhe rivaliteti me Liam

12/10/2012 12:30

Chris Hemsworth është shprehur se ka një konkurrencë të fortë me vëllain e tij, Liam Hemsworth, edhe ai aktor. Protagonisti i filmit “Borëbardha dhe Gjahtari” ka theksuar se gjithmonë kërkon ta lërë pas Liamin në sporte, por kur vjen puna tek karriera, ai thekson se e mbështet atë.

“Kemi një konkurrencë të pastër në gjithçka, ashtu siç e kanë vëllezërit. Por kur vjen puna tek karriera, e mbështesim njëri-tjetrin sepse e kuptojmë në kinematografi duhet të kesh edhe fat”, shprehet aktori për revistën ‘Prestige Hong Kong’.

Chris Hemsworth është bërë i famshëm me rolin në filmin ‘Thor’ dhe ai zbulon se për këtë rol ka pasur rival pikërisht vëllain e tij.

“Gjatë këtyre viteve kemi bërë audicione për role të njëjta, por në kohë të ndryshme. Është një situatë e çuditshme. Në rastin e filmit ‘Thor’ unë po ndihmoja Liamin për rolin kur më morën në telefon për provën. Më pas filloi ai të më ndihmonte mua.”

Top Channel