Rihanna, gjysmë-nudo për kopertinën e albumit

11/10/2012 19:50

Rihanna ka zbuluar në Twitter foton e kopertinës së albumit të saj të ardhshëm me titull ‘Unapologetic’. Ashtu siç është bërë e zakonshme tashmë mes këngëtareve të pop-it, edhe 24-vjeçarja pozon gjysmë-nudo për këtë “cover”.

Fjalët e shkruara në trupin e saj me shumë mundësi janë titujt e këngëve që do të përmbajë ky album.

Në komentin shoqërues të fotos, Rihanna ka njoftuar se albumi do të dalë në treg më 19 nëntor.

Top Channel