Ben Affleck: Flas ende me Jennifer Lopez

11/10/2012 16:10

Tetë vite më parë, Ben Affleck dhe Jennifer Lopez i dhanë fund lidhjes së tyre të nisur në vitin 2002, por kjo nuk do të thotë që nuk kanë kontaktuar më me njëri-tjetrin që nga ajo kohë.

“Nuk kemi atë marrëdhënie ku i kërkojmë njëri-tjetrit këshilla, por Jennifer më dërgon e-mail ku më shkruan se filmi im ishte i bukur”, u shpreh aktori për ‘The Hollywood Reporter’.

“Unë e respektoj dhe e pëlqej atë. Ajo ka kaluar momente jo të mira në jetën e saj dhe më bëhet qejfi që është e suksesshme në ato që bën”, shtoi Affleck, i cili është i martuar me aktoren Jennifer Garner, me të cilën ka tre fëmijë.

“Gruaja ime është shumë e mirë, nuk është aspak ziliqare dhe nuk i do askujt të keqen”, thekson Ben Affleck.

 

Top Channel