E dashura e re e Carrey
10/10/2012 18:25
Me një trup për t’u pasur zili, e dashura e re e Jim Carrey mund të ngatërrohej lehtësisht me një modele.
Megjithatë, Cathriona White është një vajzë e pamësuar me famën apo pasarelat, ndërsa profesioni i saj është grimiere.
26-vjeçarja me origjinë irlandeze dhe komediani u fotografuan gjatë javës së shkuar në Malibu, duke shëtitur përgjatë vijës bregdetare, dukshëm të dashuruar pas njëri-tjetrit.

Një burim pranë Carrey, deklaroi në një faqe interneti amerikane se çifti ka tashmë disa muaj që frekuentohet dhe duket se aktori 50-vjeçar është dukshëm i dhënë pas saj.

Top Channel