Serial për jetën e Adolf Hitlerit

09/10/2012 00:30

Kush do të prezantojë kësaj here imazhin e diktatorit më të madh të historisë nuk është vendosur ende.

Por projekti i cili është gati ka marrë që prej së hënës formën zyrtare: Jeta e Adolf Hitlerit, do të jetë subjekti i një drame televizive në Gjermani.

Lajmi vjen nga Kana, ku producenti gjerman Nico Hofmann, numri një i teamWorx dhe kolegu i tij Jan Mojto kanë bërë publik faktin se po punojnë për një sagë me në qendër diktatorin.

Siç bëhet e ditur drama do të zgjasë për tetë seri, por deri në premierën e saj duhet pritur dy vjet, kur pritet të jetë gati.  

Top Channel