TOB, shfaqje në Prishtinë

07/10/2012 00:00

Trupa e Operas dhe Baletit nga Shqipëria ka zbritur të shtunën në mbrëmje para publikut nga Kosova. “Rituali i jetës” është quajtur shfaqja e artistëve nga Shqipëria, e cila vjen në Kosovë në kuadër të festimeve zyrtare të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Shfaqja është e ndërthurur me traditat shqiptare, por e gërshetuar edhe me modernen. Zhani Ciko, drejtor i TOB, ka folur para artëdashësve për shfaqjen, që sipas tij tregon ciklin e jetesës së shqiptarëve.

Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sporteve në Kosovë, Memli Krasniqi, tha me këtë rast se ky është një moment i veçantë, pasi për herë të parë jep shfaqje në Prishtinë trupa nga Tirana, aq më tepër kur kjo bëhet në këtë vit jubilar për shqiptarët.

Ndërkaq, Aldo Bumçi, Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve i Shqipërisë, tha para mediave tha se do të vazhdojnë me thellimin e aktiviteteve kulturore mes dy kryeqyteteve.

Valltari simbol i traditës shqiptare, Rexhep Çeliku, është shprehuur i kënaqur nga pritja që i është bërë nga publiku në Kosovë.

Mbështetje për ardhjen e kësaj shfaqjeje në Kosovë ka dhënë edhe Spitali Amerikan në Prishtinë.

Top Channel