Eliza Dushku shfaq dokumentarin “E dashur Shqipëri”

06/10/2012 00:30

Aktorja e mirënjohur hollivudiane me origjinë shqiptare Eliza Dushku, ka mbledhur në mjediset e kinemasë “Millenium” personalitete të shumta të të gjitha fushave, të cilët kishin ardhur për të ndjekur premieren e dokumentarit të saj “Dear Albania”.

Në të tregohet rrugëtimi i Elizës dhe vëllait të saj Nate nëpër Shqipëri, në kërkim të rrënjëve të familjes por edhe për të njohur më mirë, traditat, zakonet e bukuritë natyrore të vendit të babait të tyre. Gjatë vizitës ata kanë takuar edhe disa prej të afërmve të tyre në Korcë.

“Ndjehem më pranë vendit tim të origjinës dhe isha mjaft e emocoinuar, por edhe pak nervoze, për këtë premierë këtu në Tiranë. Nëse premiera do të ishte në Los Angelos apo Nju Jork nuk do të isha kaq nervoze, por kjo është këtu në Shqipëri dhe dojja ti bëja njerëzit këtu krenarë. Shpresoj që ky të jetë i pari ndër shumë projekte të tjera në Shqipëri dhe mbase kur të vijë tjetri do të kem mësuar edhe shqip. Kam shumë njerëz që më mbështesin she shumë miq këtu”, tha Eliza Dushku.

Eventi është pjesë e Tirana Art Days, një organizim i  Bashkisë së Tiranës, përgjatë të cilit do të zhvillohen 24 aktivitete në 3 ditë. Eliza, së bashku me të dashurin Rick Fox dhe vëllanë e saj Nate, i cili është edhe drejtor i dokumentarit, kanë udhëtuar nëpër Shqipëri, në disa prej qyteteve dhe zonave më të rëndësishme të saj, duke kërkuar që përvec njohjes me bukuritë e vendit të gjyshërve, të promovonin edhe turizmin në vendin tonë.

Top Channel