Ekspozita “Një rrëfenjë ballkanase”

06/10/2012 02:11

Në Tiranë është hapur një ekspozitë që ka në fokus harmoninë fetare. “Një rrëfenjë ballkanike”, kështu e ka quajtur ekspoziten e tij arkitekti Artan Shkreli.

“Ajo që kjo ekspozitë do të theksojë është që popujt e ballkanit të cilët sot kanë probleme shumë të mëdha integrimi, jo vetëm në komunitetin Europian por edhe integrimit me njëri-tjetrin. Dikur kanë ditur të jetojnë në harmoni dhe me shpërbërjen e Perandorisë Osmane filluan diversitetet kulturore, etnike dhe ato religjoze dolën në pah duke shktuar disa masakra të themi barbare. Ekspozita nënvizon faktin që përderisa kemi jetur dje në harmoni mund të jetojmë edhe nesër. Nëse dje kemi jetuar nën efektin e Perandorisë Osmane nesër mund të jetojmë nën ombrellën e përbashkët Europiane”, tha Shkreli që më pas shtoi:

“Këtë ekspozitë e nisëm unë bashkë me Ardian Klosin dhe më në fund arrtiëm që ta cojmë deri në fund”.

    

Top Channel