Vidhet shtëpia e Julianne Moore

05/10/2012 16:00

Aktores Juliane Moore i janë vjedhur bizhuteri, vlera e të cilave arrin shifrën e 98 mijë eurove. Sendet me vlerë i janë vjedhur në shtëpinë që britanikja zotëron në West Village të Nju Jorkut.

Vjedhja është kryer duke përfituar nga punimet që po bëhen në shtëpinë e Moore, ku shumë punëtorë hyjnë e dalin lirshëm.

Shumë nga bizhuteritë janë marka luksoze.

Juliane Moore dhe bashkëshorti i saj, të cilët denoncuan vjedhjen ditën e hënë, nuk gjendeshin në shtëpi kur ka ndodhur ngjarja.

Top Channel