Nicole Kidman si Grace Kelly

05/10/2012 15:35

Aktorja Nicole Kidman do të interpretojë aktoren Grace Kelly, e cila u bë Princesha e Monakos pas martesës me princin Rainiero.

Filmi do të titullohet ‘Grace of Monaco’ dhe do të ketë regjizor Olivier Dahen. Të enjten u publikua në internet edhe imazhi i parë i Kidman si nëna e Karolinës, Estefanisë dhe Albertos së Monakos.

Nicole Kidman ka mposhtur konkurrrencën e aktoreve si Naomi Watts dhe Gwyneth Paltrow për interpretimin e Grace Kelly.

Në kastin e aktorëve bëjnë pjesë edhe Tim Roth (do të luajë rolin e Princit Rainiero) dhe Paz Vega (do të luajë rolin e divës së muzikës Maria Callas).

Projekti është një bashkëpunim mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Francës, Italisë dhe Belgjikës. Parashikohet që të shfaqet për herë të parë në vitin 2014.

Top Channel