Brown: Doja Rihannën dhe një tjetër njëkohësisht

05/10/2012 11:10

Këngëtari Chris Brown, tregoi në një këngë të re “vuajtjen” e tij, e të dashurit njëkohësisht të dy femrave.

Në videoklipin e xhiruar nga Brown, shfaqet skena intime nga dy lidhjet e tij të mëparshme me Rihannën dhe ish-të dashurën e tij, Karrueche Tran.

Ndonëse lidhja me këngëtaren e famshme erdhi pak pas ndarjes me Tran, reperi pretendon se ishte ende i dashuruar pas saj kur nisi raportin me Rihannën.

”A mund të duash dy persona në të njëjtën kohë? Nuk e di në është e mundur, por unë ashtu e kam ndjerë”, thotë Brown gjatë një strofe të këngës.

Pavarësisht rrëfimit të sinqertë të këngëtarit, Tran nuk e priti aspak mirë përfshirjen e saj në këngën e Brown. “Nuk ka të drejtë të rikthehet të përzihet me ndienjat e njerëzve”, shkroi ajo në “Twitter”.

Top Channel