Salma Hayek: Jam e shkurtër dhe e mbushur

04/10/2012 16:10

Bukuria dhe format e saj e kanë bërë një nga yjet më të suksesshme të Hollivudit, por Salma Hayek e konsideron veten si një femër “të shkurtër dhe të mbushur”.

Aktorja meksikane, e cila muajin e kaluar mbushi 46 vjeç, e konsideron një mrekulli faktin që vazhdon ende të jetë e kërkuar për filma.

Hayek sapo ka përfunduar xhirimet e filmit të fundit të regjisorit Oliver Stone me titull ‘Savages’, por në një intervistë për revistën ‘Harpers’s Bazaar’ ajo thekson se ka pasur fat në karrierë. Gjithashtu flet edhe për vështirësitë e një aktoreje në Hollivud kur kalon moshën 40-vjeçare.

“Gjëja më e keqe që mund të të ndodhë në Hollivud është të mbushësh 40 vjeç. Plus kësaj unë kam theks latin, jam e shkurtër dhe e mbushur. I kam gjithë të këqiat, por kam mbijetuar”, deklaroi Hayek.

Aktorja meksikane është bërë e famshme në kinematografinë botërore me filmin ‘Desperado’ të vitit 1995 dhe që atëherë ka luajtur më shumë se 40 filma në Hollivud.

Top Channel