Upton zbulon sekretin e të qënit seksi

03/10/2012 16:40

E konsideruar si një prej femrave më të bukura në botë, 20-vjeçarja Kate Upton duket e destinuar që të ngjisë shpejt shkallët e karrierës në botën e modës.

Amerikania, pasi i rrëmbeu koopertinën e revistës “Sports Illustrated” të famshmes Irina Shayk, së fundmi ka realizuar disa fushata në të cilat ka nxjerrë edhe një herë më shumë në pah hiret e saj të jashtëzakonshme.

Megjithatë, edhe një bukuri e tillë e lindur si Upton, ka sekretet e saj në mënyrën se si bën për vete një mashkull.

”Për mua, në mënyrë që të dukesh seksi duhet të dukesh sikur po argëtohesh me të vërtetë shumë. Në mënyrë që të bësh këtë, duhet të dukesh e shpenguar dhe kryesorja është që flokët të jenë të shkatërruar”, deklaroi Upton, në një intervistë për revistën “Cosmopolitan”.

Top Channel